Libohova, destinacion i turistëve te huaj

Gjatë kësaj periudhe bashkinë e Libohovës, përveç turistëve vendas, kanë nisur ta vizitojnë edhe turistët e huaj. Ditën e sotme aty u ndalën me rulotën e tyre Entio dhe Anke Fonveik, një çift nga Holanda që në itenerarin e tyre të udhëtimit, kanë zgjedhur edhe Qarkun e Gjirokastrës. I takojmë në një lokal në qendër të Libohovës pranë një rrapi shekullor në qendër të tij e ndërsa na thonë se vendi dhe natyra këtu u pëlqen shumë, tregojnë se do të qëndrojnë në Shqipëri edhe për një javë tjetër.
“Kemi gati një javë këtu. Mendojmë të qëndrojmë ndoshta edhe dy javë të tjera sepse po na pëlqen shumë .Këtu ku ndodhemi aktualisht, na pëlqen shumë pema edhe kështjella. Tani që jemi këtu poshtë pemës, na duket një pemë shumë speciale”, thotë Entio.
“Mua më pëlqen natyra, pema këtu është e mahnitshme. Më pëlqen shumë era e maleve dhe dëbora që duket në ta. Kemi qenë edhe në Gjirokastër më parë. Aty na ka pëlqyer shume kalaja, shtëpitë muze dhe rrugicat. Gjirokastra është piktoreske’’, thotë Anke.
Qarku i Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe falë edhe investimeve që janë bërë në të në drejtim të turizmit, po frekuentohet nga vizitorë të konsiderueshëm nga jashtë dhe brenda vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




