Ligji i investimeve strategjike, kërkohet shtyrja e ligjit deri në 2027-të

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua shtyrja e afateve dhe përmirësimi i ligjit për investimet strategjike.
Për Kryetarin e Komisonit i cili është edhe propozues i ndryshimeve, marrja e statusit ‘strategjik’ ndër të tjera duhet të kushtëzohet me një vlerë investimi prej 50 milionë euro.
Deputetja Jorida Tabaku kërkoi më shumë transparencë sa i përket rezultateve të deritanishme të ligjit si dhe vuri në dukje një mungesë të investimeve të huaja.
Deputeti Brace vlerësoi ndryshimet ligjore duke propozuar kushte të reja
Ndërkohë që interesi mbetet i lartë për këtë paketë ligjore e cila ka nisur funksionimin në vitin 2016-të.
Qeveria ka shqyrtuar në total 88 projekte prej të cilave 40 e kanë marrë këtë status, 14 janë refuzuar dhe 34 projekte janë në fazë vlerësimi.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




