Ligji i ri për Dhomat e Tregtisë – Arben Shkodra, sekretar i Këshillit Ekonomik Kombëtar, flet për RTSH

Ekonomi | 3 vite më parë

Nuk mund të vazhdohet të endet në këtë mënyrë përkeqësimi i biznesit dhe as përballja e këtij të fundit me qeverinë. Ka ardhur koha për një formulë të re, që e zgjidh ligji i ri për dhomat e tregtisë. Qeveria nuk lejon asnjë ekuivok tjetër.

“Ajo çfarë vlen të theksohet është rikthimi i tryezës së dialogut nëpërmjet Këshillit të Dhomave Komëtare, i cili është një institucion i rregulluar me ligj, ku veçoria është përbërja qeveritare por edhe përfaqësuesit e dalluar nga biznesit,” thotë Arben Shkodra, Sekretar i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe në funksion të tij edhe Dhomat Kombëtare të Biznesit janë hapësira me të cilat qeveria kërkon të komunikojë me sipërmarrësit vendas dhe të huaj, dhe nuk do tëketë asnjë shkrirje të organizimeve të sotme vullnetare të dhomave publike vendase a të huaja, apo edhe të organizatave të biznesit, por do të ketë një ligj të ri për përfaqësimin e tyre.

“Kemi aktualisht në sitem të dhomës ose të së drejtës publike… kemi edhe një sistem të organizatae të biznesit, të cilat në fakt nuk janë tëvendosura me një ligj më vete, por funksionojnë dhe organizohen në bazët të ligjit për organizatat joqeveritare. Këto janë shoqata të cilat me këtë organizim, bazuar në këtë ligj, do vazhdojnë të mbijetojnë dhe të funksionojnë për aq kohë sa ato janë të vlefshme për publikun dhe anëtarësinë e tyre,” shpjegon z. Shkodra.

Në Shqipëri, në tri dekada nuk ka pasur një përfaqësim dinjitoz të biznesit.

Në shumë se 120 mijë sipërmarrje vetëm më pak se 10% deklarohen se janë përfshirë në një organizatë biznesit, ndërkohë që nuk janërespektuar asnjëherë statutet e këtyre organizatave dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për vetërregullimin e këtij përfaqësimi.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme