Lobimi rus, Alibali: Nuk ndryshon gjë. Basha do të vazhdojë të hajë byrek

Analisti Neritan Alibali, në emisionin ‘3D’ në RTSH, u shpreh se Rama është investuar nëpërmjet McGonigal që të bëjë pis shefin e opozitës.
Por, Alibali thekson se pavarësisht çështjes që edhe BBC ka risjell sërish në vëmendje në lobimit rus, kjo nuk do të ndikojë tek Basha, i cili, sipas tij, “do të vijojë të hajë byrek”.
“Mund ta konceptojmë dhe logjikën e Berishës, që Rama e ka favorizuar Bashën, megjithëse, në bazë të çështjes McGonigal , duket që Rama është vërtetuar se ka investuar tek McGonigal që ta bëj pisë shefin e opozitës. Unë mendoj që statura politike e z. Basha do të mbetet po ajo. Do të hajë byrek, do ta ndajë byrekun me bashkëpunëtorët. Basha do bëjë aktivitetin e tij politik dhe do ta shohim deri në 2025 se cila do të jetë pesha e tij në elektorat.”, tha Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




