Lufta me Hamasin, Blinken: Izraeli të shmangë sulmin ndaj civilëve

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka përsëritur mbështetjen e tij për Izraelin, por tha se mënyra se si ushtria izraelite do ta realizojë ofensivën e pritshme tokësore në Gaza duhet mbajtur nën vëzhgim.
Duke folur në Kajro pas takimit me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, Blinken tha se ushtria izraelite duhet të marrë “çdo masë paraprake të mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve”.
Diplomati më i lartë i SHBA-së do të kthehet nesër në Izrael pas një turi të shpejtë në vendet arabe që synon të parandalojë çdo përhapje të konfliktit Izrael-Hamas.
Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në pesë ditë, pasi konferencës së përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu të enjten.
El-Sisi tha më herët se përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit kishte shkuar përtej vetëmbrojtjes në dënimin kolektiv.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




