Luftërat rajonale, Biden: SHBA ka kapacitet të mbështesë Izraelin dhe Ukrainën

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se SHBA ka kapacitetin e duhur që t’i ofrojë mbështetje Izraelit dhe Ukrainës duke ruajtur ndërkohë “mbrojtjen e përgjithshme ndërkombëtare”.
Duke folur në një intervistë për CBS News, Biden theksoi se jo vetëm SHBA mund t’i mbështesë të dyja vendet në luftërat e tyre, por ka edhe detyrim.
“Ne kemi kapacitetin për ta bërë këtë dhe kemi një detyrim, jemi kombi thelbësor” tha Biden në CBS Neës, duke parafrazuar një citim të famshëm nga ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright.
“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hir të Zotit, kombi më i fuqishëm në histori – jo në botë, në historinë e botës. Ne mund të kujdesemi për të dyja këto dhe të ruajmë ende mbrojtjen tonë të përgjithshme ndërkombëtare”, tha Biden, kur u pyet nëse SHBA mund të merrte të mbështeste të dyja luftërat në të njëjtën kohë.
“Dhe nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?” vuri në dukje presidenti, transmenton CNN.
Një nga shtyllat e presidencës së Biden ka qenë ripohimi i lidershipit global të Amerikës, ku aleatët kanë ndjekur SHBA-të përmes çështjeve gjeopolitike si konflikti i fundit mes Izraelit dhe Hamasit, financimin për Ukrainën dhe marrëdhëniet me Iranin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




