Lulëzon në platformën X (Twitter) keqinformimi për luftën Izrael- Hamas

Platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, thotë se po përpiqet të ndërmarrë veprime ndaj një vërshimi postimesh që shpërndajnë media grafike, fjalime të dhunshme dhe sjellje urrejtjeje, në lidhje me luftën e fundit midis Izraelit dhe Hamasit.
X tha se po e trajton krizën me nivelin e saj më të lartë të përgjigjes. Por grupet e jashtme mbikëqyrëse thonë se dezinformatat rreth luftës janë të shumta në platformën që miliarderi, Elon Musk bleu vitin e kaluar. Vetë Musk ka rekomanduar llogari jo të besueshme që postojnë në lidhje me luftën.
Shkurtimet e vendeve të punës nga ana e tij që nga marrja e Twitter-it vitin e kaluar, kanë lënë më pak njerëz për të ndërmarrë veprime ndaj postimeve që shkelin politikat e platformës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




