Lushnje/ Pritet rikonfirmimi i Eriselda Sefës, kryeson me 8 mijë vota ndaj Eduard Sharkës të “Bashkë Fitojmë”

Në Lushnje procesi i numërimit po ecën me ritme të shpejta. Gjatë gjithë orëve të natës është numëruar në KZAZ 55 dhe vijon në KZAZ nr 54.
Në total janë numëruar 129 kuti votimi nga 156 në total dhe Eriselda Sefa e PS-së kryeson me 18354 vota kundrejt 10758 të Eduard Sharkës të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Në këto zgjedhje socialistët kërkuan mandatin e tretë për të drejtuar Lushnjen me kryetaren aktuale në detyrë Eriselda Sefa.
Eriselda Sefa u emërua kryetare e bashkisë në korrik të 2021 pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes i cili u arrestua nga SPAK për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave.
Gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar Keti Toroveci tha se numëruesit e KZAZ nr 55 po bëjnë pushim për tu rikthyer më pas rreth orës 14:00 për të numëruar kutitë për këshillin bashkiak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




