Macron mbërrin në Tiranë, e para vizitë zyrtare e një presidenti francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hënë (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një presidenti francez në Shqipëri.
Macron vjen pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim që e humbi për shkak se shtyu me disa orë vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).
Ditën e nesërme (17 tetor), Macron do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.
Agjenda e vizitës në Presidencë:
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.
08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




