Malësi e Madhe/ Plagosën 28-vjeçarin, arrestohen babë e bir

Policia ka arrestuar dy autorët e plagosjes së 28-vjeçarit mbrëmjen e së mërkurës (27 shtator) në fshatin Demiraj.
Babë e bir janë arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosën me pistoletë një 28-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




