Manastirliu premton vaksinim me ritme të shpejta për të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit

Sociale | 6 vite më parë

Procesi i vaksinimit ka vijuar në 4 qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier. Vetëm gjatë ditës së premten janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se krahas vaksinimit të stafit shëndetësor, ky proces po vijon me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit.
“Gjysh Kujtimi dhe të gjithë gjyshet e gjyshërit në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier janë sot më të mbrojtur nga COVID19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID. Teksa vazhdojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, po vaksinojmë me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit anë e kënd vendit si edhe personelit që shërben për ta”, shprehet ministrja.
Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme