Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, në një prononcim për median deklaroi se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat, sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“Nuk ka vend për të pasur një mocion me debat të paktën sipas kërkesës që ka bërë opozita. Janë ezauruar nga gjykata”, tha ai.

Gjithashtu i pyetur nga median për mandatin e deputetes Olta Xhaçka,  Çuçi u shpreh se për sa i përket mandatit të ‘Xhaçkës’ është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk respektojmë vendimin e gjykatës kushtetuese. Vendim i i Gjykatës Kushtetuese thotë se shfuqizohen vendimet e kuvendit. Nuk shtrohet çështja nëse është zbatuar ose jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës është zbatuar. Mos bini pre e spekulimeve, është zbatuar 100% vendimi i gjykatës, aty shprehte qartë se çfarë përmban. Nuk përmban ndonjë detyrim. Sot kemi një vendim tjetër që propozoi këshilli për mandate dhe rregulloren kuvendit, që siç e dini votoi.”

Po ashtu, ai tha se kërkesa e opozitës për mocion debat nuk ‘ka vend’ sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“Nuk ka vend për të pasur një mocion me debat të paktën sipas kërkesës që ka bërë opozita. Janë ezauruar nga gjykata”.

Ndërsa i pyetur se a është e shqetësuar Partia Socialiste për kanabizimin, kreu i Grupit Parlamentar u deklaruar se, “nuk ka pasur rekorde më të mira se sa sot në luftën kundër kanabis.  Është një çështje që qeveria e shikon me prioritet. Është momenti më i mirë që ka pasur gjatë gjithë historisë të qeverisjes. Në luftën kundër kanabisit Shqipëria është vlerësuar nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme