Manja :Kroacia avokate e shkëlqyer e Shqipërisë në BE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë vizitës së tij në Kroaci, është takuar me Željko Reiner, Zv.kryetarin e Parë të Parlamentit të Kroacisë, si dhe me përfaqësues të tjerë të Parlamentit kroat.
Ministri Manja ka ndarë detaje të takimeve në rrjetet sociale dhe theksoi se, “Kroacia është një aleate e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
“Me përfaqësuesit e parlamentit kroat, kryesuar nga Željko Reiner, Zv.kryetar i Parë i Parlamentit të Kroacisë. Një bashkëbisedim i hapur mes miqsh të vjetër të rajonit tonë me një mesazh domethënës nga takimi: “Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe faktorin shqiptar në rajon, Parlamenti kroat tregon një unitet të rrallë, pa dallime pozitë-opozitë””, shkruan Manja.
Manja vuri në dukje se në çështjet që lidhen me faktorin shqiptar në rajon, Parlamenti kroat tregon një unitet të rrallë, duke tejkaluar dallimet politike pozitë-opozitë. Ai theksoi se kjo bashkëpunim i ngushtë midis dy vendeve është një shembull i miqësisë dhe solidaritetit.
Diplomacia parlamentare e Kroacisë, si një vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, është një mbështetje e rëndësishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Manja vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve si një shenjë e forcës së marrëdhënieve të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




