Marrëdhëniet Shqipëri-Ukrainë dhe lufta, një vështrim historik i tregtisë mes të dy vendeve

Vëllimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës i afrohet 40 milionë dollarëve amerikanë. Bazën e eksporteve nga Ukraina drejt Shqipërisë e përbëjnë metalet e zeza, drithërat, yndyrnat dhe vajrat, si dhe duhani. Kurse mallrat kryesore të eksportuara nga Shqipëria janë perimet, metalet e zeza, arrat dhe këpucët. Ndërsa treguesit e bashkëpunimit në fushën e turizmit po rriten për vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2021volumi tregtar i shkëmbimeve me Ukrainën ka qenë mbi 42 mijë ton me një vlerë prej 4 miliardë lekë ose 33 rreth milionë Euro.

Në tabelë tregohen importet dhe eksportet nga Ukraina në dy vitet e fundit dhe raporti i tyre me importet dhe eksportet në total. Vihet re se në vitet e pandemisë ka një ulje në përqindje të tregtisë mes të dy vendeve. Sipas këtyre të dhënave të detajuara të Shërbimit Doganor Shqiptar, volumi i importeve të mallrave me origjinë Ukrainën për vitin 2021 ka qenë mbi 37 mijë ton, ose sa 0.6% kundrejt totalit të importeve tona prej rreth 6 milion ton me të gjitha vendet.
Vërehet ulje e volumit të importeve të realizuar me ketë vend prej – 26 mijë ton më pak, krahasuar me vitin 2020, kur volumi i mallrave në peshë të importuara nga Ukraina ka qenë mbi 63, 5 mijë tonë.
Vlera e mallrave të importuara nga ky vend për vitin 2021 ka qenë 3, 7 miliardë lekë ose 30.6 milionë Euro kundrejt totalit prej mbi 800 miliardë lekë. Në peshë specifike vetëm 0.5% i takojnë vlerës së importeve nga Ukraina, kundrejt totalit në vlerë ndaj të gjitha vendeve për këtë vit. Vërehet se për vitin 2021, krahasuar me vitin 2020 ka një ulje të vlerës së importeve prej minus 282 milionë lekë më pak, ku ndikim ka jo vetëm pandemia por edhe situata në këtë vend për shkak të kërcënimit të luftës. Mallrat kryesore të importuara nga Ukraina gjatë vitit 2021 kanë qenë; produkte të petëzuara prej hekuri ose çeliku; vaj luledielli; qumësht dhe krem, i koncentruar, grurë dhe meslin; arra bajame e të tjera; puro, cigare dhe cigarillos, prej duhanit apo prej zëvendësuesve të duhanit etj.
Volumi i mallrave të eksportuara drejt Ukrainës gjatë vitit 2021 ka qenë në 2.7 milionë euro, ose 0.1 % ndaj totalit të eksporteve tona. Krahasuar me një vit më parë vërehet ulje e eksporteve tona drejt këtij vendi, me më pak se 28% në peshë, krahasuar me një vit më parë. Kryesisht drejt Ukrainës gjatë vitit 2021janë eksportuar: bimët medicinale; fruta të ndryshme të thata; dru i denstifikuar, produkte të petëzuara prej hekuri ose çeliku: dru si lëndë djegëse etj.
Në forumin ekonomik të zhvilluar në 21 janar të këtij viti, sa i përket fushave kryesore ekonomike që mund të jenë me interes për investitorët ukrainas, Ministrja e Ekonimisë Dalina Ibrahimaj përmendi bujqësinë, turizmin, energjinë, transportin dhe sektorin financiar.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




