Marrëveshja e refugjatëve, Rama thotë se Shqipëria nuk ka kërkuar asnjë përfitim

Sociale | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë.

Në emisionin “Dritto e direto” në televizionin “rete 4”, kryeministri Rama përsëriti se integrimi i Shqipërisë në BE nuk ka lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrave të dy vendeve. 

“Ata që thonë këtë nuk dinë as se si trokitet në Evropë, jo më si hyhet. Të hysh në Evropë është  ndryshe nga kjo imagjinatë. Duhen bërë reforma, duhen bërë detyrat e shtëpisë që kërkojnë shumë përkushtim dhe më pas ka një komision evropian që bën vlerësimin. Ne e dimë se jemi tepër të vegjël, por megjithatë duhet të japim një dorë, për të nderuar veten dhe miqësinë që na lidh me Italinë,” tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve nga opozita në të dyja vendet, ai beson se marrëveshja e refugjatëve është e drejtë. 

“Nëse në Itali ishte e majta që ishte disi jashtë linje, por që mendoj se është një problem i zgjidhur, atëherë them se ndoshta kjo nuk i shkon së majtës. Por nuk është as për të djathtën, sepse në Shqipëri është e djathta që thotë të njëjtat gjëra. Nuk i shkon së majtës, nuk i shkon së djathtës, por ndoshta është thjesht e drejtë,” u shpreh z. Rama.

Kryeministri i Shqipërisë në intervistën në “rete 4” tha se në qendrën që do të ngrihet nuk do të strehohen vetëm meshkuj, siç është raportuar gjerësisht, por përjashtim do të bëjnë vetëm fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme