Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga Programi i Depistimit të Shikimit në shkolla

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga Programi i Depistimit të Shikimit në shkolla.
Nga kjo grupmoshë mësohet se 12.974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku okulist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.
Përmes këtij Programi sigurohet vlerësimi okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitja e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.
Nëpërmjet këtij Programi synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri.
Programi i Depistimit të Shikimit u zbatua për herë të parë në vitin 2022 dhe garanton kujdesin për shikimin e fëmijëve që nga të porsalindurit deri te fëmijët e moshës 14-vjeçare, duke ofruar një kontroll periodik të syve.
Sipas institucioneve të linjës , mendohet se rreth 220 mijë fëmijë do të mbështeten në 2024 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit të Depistimeve të Shikimit dhe kujdesit dentar në shkolla.
Programi përfshin tre etapa, ai nis me aplikimin e menjëhershëm tek të porsalindurit, ku do të bëhet një vlerësim që në lindje të fëmijëve, në gjashtëmujorin e dytë të jetës do të ketë një rivlerësim dhe së treti në strukturat e kujdesit shëndetësor në shkolla dhe qendrat shëndetësore.
Ndërkohë për të gjithë ato fëmijë që do të rezultojnë me problematika në shikimin do të ketë një referencë për mjekun specialist në strukturat shëndetësore.
Gjithashtu është bërë e ditur nga qeveria se ky Program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




