Mbillen fidanë në Pish Poro – Nismës i bashkohen nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica”, Fier

Sociale | 3 vite më parë

Nismës për ri mbjelljen e zonës së Pish Poros i dëmtuar nga zjarret e qëllimshme në verë, i janë bashkuar nxënës të gjimnazit Janaq Kilica. Nisma synon jo vetëm pyllëzimin e një zone me rëndësi në mbrojtjen nga erozioni detar, por dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët

Rivitalizimi i zonave të dëmtuara nga zjarret, sikundër është pylli i Pish Poros në Fier, është pjesë e një projekti të zonave të mbrojtura që synon mbjelljen e 300 hektarëve .  Nismës  për mbjelljen e 200 fidanëve i janë bashkuar edhe një grup nxënësish të gjimnazit Janaq Kilica të cilët shprehen se çdo kontribut për natyrë është kontribut për të ardhmen Kreu rajonal i zonave te mbrojtura Fajton Premçe drejtor i ADZM  tha se misioni për rigjallërimin e zonës se dëmtuar.

Prefektja e Fierit Rajmonda Balili duke falënderuar nxënësit që iu bashkuan nismës tha se tani eshte momenti i duhur për te gjithë ata qe kane dëshirë dhe mundësi te kontribuojnë. Pylli i Pishporos u dëmtua nga një zjarr masiv që shkrumboi rreth 800 hektarë sipërfaqe pyjore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme