Mbjellje farash me dron, në Korçë e Devoll do të mbillen 100 mijë pemë me metodën e re
Fillon procesi i mbledhjes të farave të pishës së zezë, akacjes, dushkut për të vijuar me pas me mbjelljen e këtyre farave në disa zona të përcaktuara si të nevojshme për pyllëzimin në Korçë dhe Devoll.
Ardit Konomi, iniciator i kësaj nisme tregon se vetëm këtë vit pritet që të mbillen afro 100 mijë pemë, me një teknikë të veçantë e cila përdoret për herë të parë në mënyrë masive në vendin tonë.
Sipas Konomit i gjithë ky proces do të kryhet me dron bombardues duke shmangur kështu mbjelljen tradicionale me fuqi punëtore.
Qarku i Korçës është një nga qarqet më sipërfaqen me të madhe pyjore por nga ana tjetër është edhe një prej prefekturave me sipërfaqet me të mëdha të prerjeve të jashtëligjshme, ndaj kjo teknike duket më efikase nga ajo me fuqi punëtore për rikthimin e sipërfaqeve pyjore të dëmtuara.
Fushata do të kulmojë në muajt nëntor dhe dhjetor dhe do të mbyllet në fillim të vitit të ardhshëm duke angazhuar edhe komunitetin apo nxënësit e shkollave.
Gazetare Kostanca Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




