Mbjellje pemësh me paratë e fushatës/ Spahia letër Ramës, i jep kontaktin e Drejtoreshës së Pyjeve

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia i është përgjigjur me një shkresë kërkesës së Kryeministrit Edi Rama lidhur me shpenzimet e fushatës elektorale.
Teksa kryeministri Rama iu kërkoi kryebashkiakëve aktualë që gjysma e shpenzimeve të fushatës elektorale të shkojnë për mbjellje pemësh, Spahia i është përgjigjur kreut të qeverisë me një shkresë, duke i vënë në dispozicion kontaktin e Drejtoreshës së Mjedisit dhe Pyjeve pranë Bashkisë Shkodër, Aida Shllaku.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




