Më pak ndërhyrje kirurgjikale, Gjata: Në sallë, vetëm urgjencat ekstreme me COVID-19!

Sociale | 5 vite më parë

Ndërhyrjet kirurgjikale në QSUT, pavarësisht se pësuan një rritje gjatë vitit të shkuar, përsëri mbetën nën nivelet e viteve para pandemisë.

Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë Digjestive, Porf. Arben Gjata thotë se gjatë pandemisë, në spital përveç ndërhyrjeve të planifikuara janë kryer edhe urgjenca.

Ndonëse infeksioni COVID ka shtyrë në kohë shumë operacione, ato që janë konsideruar ugjenca ekstreme janë futur në sallë dhe të tilla kanë qenë 5-6 të tilla.

Gjata shpjegon se pacientët me Covid kanë risk të lartë për ndërlikime pas ndërhyrjes të cilat nuk i faturohen kirurgjisë.

Profesori thotë se gjatë pandemisë dhe sidomos gjatë valës “Omicron” ka pasur edhe pacientë që pas ndërhyrjeve të përmasave madhore janë infektuar për shkak të stafit.

Numri më i pakët i ndërhyrjeve kirurgjikale në QSUT ka ardhur edhe për shkak të realizimit të mbi 400 operacioneve invazive të cilat shmangin bisturinë dhe klasifikohen si ndërhyrje ambulatore pa ditë qëndrimi në spital.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme