Medvedev kërcënon haptazi Poloninë/Ish-presidenti rus: Po rrezikoni që të humbni edhe shtetësinë

Botë | 3 vite më parë

Ish-udhëheqësi i Federatës Ruse, tani zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, ka thënë në një artikull të gjatë për marrëdhëniet Rusi – Poloni, se Moska tani ka një “armik të rrezikshëm”, raporton “Reuters”.

“Do ta trajtojmë Poloninë, saktësisht si armike historike. Nëse nuk ka shpresë për pajtim me armikun, Rusia duhet të ketë vetëm një qëndrim dhe atë shumë të fortë në lidhje me fatin e tij”- shkroi Medvedevi.

“Historia më shumë se një herë ka dhënë vendim të pamëshirshëm për polakët mendjemëdhenj: pavarësisht se sa ambicioze mund të jenë planet revanshiste, kolapsi i tyre do të mund të çonte në vdekjen e shtetësisë polake në tërësinë e saj”- ka shtuar ish-presidenti rus.

Megjithatë nga Polonia ende nuk ka pasur një reagim për komentet e Medvedev.  Lufta në Ukrainë i ka zbritur në nivele edhe më të ulëta marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara mes Moskës dhe Varshavës.

Polonia, që i ka ofruar mbështetje Ukrainës, e akuzon Rusinë se po mundohet që ta destabilizojë shtetin e BE-së me fushata dezinformuese e me spiunazh. Në anën tjetër, Moska e ka dënuar atë që e sheh si pozicion armiqësor të Varshavës ndaj interesave ruse.  

Gazetar A. Mata

/RTSH/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme