Meta: Fitorja jonë më 14 maj, i jep fund korrupsionit në nivel vendor

Politikë | 4 vite më parë

Takimet elektorale, të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kanë vijuar në Paskuqan, ku është takuar me zgjedhës të kësaj zone. Në këtë takim Meta ishte bashkë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Arjan Hoxha.

Sipas Metës, duhet të krijohen kushte që të rinjtë të mos largohen nga familjet e tyre.

“Edhe 2 javë na ndajnë nga fitorja e jashtëzakonshme e 14 majit. Para pak ditësh ishim në jug dhe kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Është vërtetë një gjeografi fantastike e fitores tonë dhe mjafton të shohësh çehren e kryerilindasit për të kuptuar sa dramatik do jetë rezultati i 14 majit për të. Çfarë qenka kjo parti që nuk ka kandidatë, por ka një fytyrë për 61 bashki? Janë 61 kukulla, është Kipja këtu, Kipja në Durrës, Kipja në Tiranë, e kudo në vend.”- tha Meta në fjalën e tij.

Sipas kreut të PL-së, që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka asnjë njohje të re ndërkombëtare për Kosovën, pasi është i vetmi që ka hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës.

“Në 14 maj i japim fund korrupsionit në nivel vendor. Këta janë mësuar që gjithë Shqipëria të punojë për 5 veta. Arroganca e këtyre dhe korrupsioni janë pa mbarim ndaj dhe ndëshkimi duhet të jetë i tillë“- tha Meta.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme