Meta: Rilindja bën sikur ngul pemë, por po shkul njerëz nga atdheu

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar fushatën e PS, që ka vendosur të mbjell pemë në vend që të shpenzojë për fushatë e propagandë. Gjatë një takimi me strukturat e partisë, Meta tha se Rilindja bën sikur mbjell pemë, por në të vërtetë shkul qytetarët nga vendlindja.

“Shumë shpejt do bëhet inventari i 1 milion pemëve që nuk ekzistojnë. Duke votuar të gjithë, do ndalojmë të shkulin njerëz nga Shqipëria, se këta bëjnë sikur ngulin pemë dhe shkulin njerëz dhe ëndrrat e tyre për të jetuar pranë familjarëve.

Sa gjoba janë vënë në Tiranës qytetarëve vetëm për të demonstruar arrogancë e për t’i mbajtur njerëzit të frikësuar. Dhe kur vijnë zgjedhjet të thonë ja ta hoqëm gjobën”, tha Meta.

Meta tha se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka një program të qartë për të gjithë kryeqytetasit dhe sipërmarrje për ulje të taksave.

“Mesazhin e Tiranës do e dëgjojë gjithë bota. Programi i kandidatit tonë, ka krijuar entuziazëm tek kryeqytetasit, sepse më në fund po vjen një kandidat me plan për disa oligarkë e plaçkitës.

Përshëndes këshilltarët për punën e shkëlqyer që po bëjnë, ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, sepse ka një program të shkëlqyer me të cili keni të drejtë morale çdo qytetari t’ju votojë.

Programi për uljen e taksave ndihmon çdo sipërmarrës e qytetar të Tiranës sepse ul koston e biznesit dhe jetesës.

Tre janë problemet më të mëdha në Shqipëri, kostoja e jetesës që vjen nga korrupsioni, vetë korrupsioni si baza e varfërisë, si dhe largimi i fuqisë punëtore e të rinjve”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme