Meta shkon në selinë e PD, takimi i parë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet vendore

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e PD për të zhvilluar një takim me Sali Berishën, takimi i parë pas rezultatit të dobët të marrë në zgjedhjet e 14 majit.
Fokusi i takimit do të jetë pikërisht rezultati i zgjedhjeve lidhur me kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiakë, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” shënoi humbje të thellë përballë Partisë Socialiste.
Kujtojmë se PS arriti të merrte 53 bashki dhe të zotërojë shumicën e këshillave bashkiakë, ndërsa “Bashkë Fitojmë” fitoi 7 bashki, por nuk zotëron shumicën në asnjë nga këshillat bashkiakë.
Kujtojmë se takimi vjen edhe pas deklaratës së Sali Berishës se një nga arsye e humbjes është edhe fakti se emri i tij nuk u shënuar në fletën e votimi si kryetar i koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




