Meta: Shqiptarët dhe grekët krah njëri-tjetrit si fqinj, të punojmë për të ardhmen e përbashkët në BE

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se forcimi i marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zhvillohen më tej. Pasi mori pjesë në Festën Kombëtare të Greqisë, Meta është shprehur se shqiptarët dhe grekët duhet të jetojnë dhe të punojnë së bashku për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian.

“Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë mbrëmë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, me ftesë të Ambasadores, Konstantina Kamitsi.

Forcimi i marrëdhënieve shumë të mira dhe tradicionale, partneriteti strategjik mes dy vendeve, si dhe pasurimi i raporteve mes popujve tanë, veçanërisht në dobi të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe minoritetit grek në Shqipëri, duhet të zhvillohen më tej në dobi të interesave dhe qëllimeve tona të përbashkëta.

Ambasadorja Kamitsi mbetet një mbështetëse e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian, forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendit tonë.

Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj, ndaj duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme