Meta: Zgjedhjet u blenë nga qeveria, bashkitë transparencë për paratë gjatë fushatës

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për zgjedhjet e zhvilluara me 14 maj.  

Teksa ka mbledhur sot kryesinë pas humbjes së thellë të koalicionit të tij me Sali Berishën, Meta akuzoi qeverinë për blerje të votave.

“Qindra miliona euro u hodhën vetëm për blerje të votave. Mijëra punësime shtesë, mijëra legalizime u dhanë. U ndanë lekë apo ndihma ekonomike, dhjetëra miliona euro u hodhën për asfalt elektoral, mijëra njerëz u shantazhuan për të marrë votën”, tha Meta.

Meta ka kërkuat transparencë për çka ka ndodhur me lekët e bashkive gjatë fushatës.

“Është detyra jonë të vazhdojmë kontestimin ligjor të cdo rezultati që ka shkelje. Do përgatitemi të rikthejmë zërin e opozitës në pushtetin vendor, një zë që nuk ekzistonte për 4 vite. Përfaëqësues të opozitës dhe të PL-së tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, të përgatitemi që llogaridhënia dhe transparenca të nisë që në ditën e parë. Të nisë transparenca në lidhje me buxhetin e shkuar të bashkive.. Në të gjitha Këshillat Bashkiake të nisë transparenca“, tha Meta.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme