Minimizohet gjuetia e paligjshme në liqen, përmes Qendrës së Ankandit të Peshkut do të futet në tregun e BE

Sociale | 3 vite më parë

Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme dhe kapja e peshkut përmes lëndëve plasëse dhe korentit ka shqetësuar një numër të madh të shoqatave mjedisore. Sipas policisë së Shkodrës vetëm në dy javët e fundit janë proceduar 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke peshkuar me këto mekanizma. Nisur nga kjo situatë Organizata e Menaxhim Peshkimit, së bashku me strukturat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoratin e Peshkimit i ka shpallur luftë gjuetisë së paligjshme, me qëllim që ta minimizojë sa më shumë këtë fenomen.

“Organizata e menaxhimit të Peshkimit ka kryer edhe eksporte me Serbinë, me Kosovën, me vendet fqinje. Qëllimi jonë është që peshqit e liqenit të Shkodrës të futen edhe në BE”, thotë Menaxher i Organizatës së Menaxhim Peshkimit Arjan Çinari.

Në Shirokë ndodhet markata e peshkut e cila funksionon prej një viti dhe shërben për grumbullimin e të gjithë peshkut që vjen nga liqeni i Shkodrës. Objektivi i Organizatës së Menaxhim Peshkimit është tregtimi i peshkut në tregjet e huaja shprehet kreu i kësaj organizate Arjan Çinari.

Kjo markatë është e pajisur me 4 vaska me kapacitet 7 kuintal secila. Vënia në funksion e saj ka frenuar ndjeshëm  abuzimin e gjuetisë për faktin shërben vetëm për peshkatarët e licensuar.

“Këto janë 4 vaska për mbajtjen e peshku të gjallë të cilat janë parashikuar të mbajnë deri në 3 ton peshk”, thotë Arjan Çinari.

Ankandi i Peshkut në Shirokë u shërben rreth 210 subjekteve dhe është një investim prej 43 milion lekësh i Organizatës së Peshkimit dhe Ministrisë së Bujqësisë. Kapaciteti është për 5 ton peshk, por mesatarja që kapet në Shirokë është rreth 2 ton në muaj.

Gazetar M.Rakaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme