Ministeriali për Drejtësinë, Manja: Të përkushtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë Konferencës Ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, ka konfirmuar përkushtimin e vendit tonë për drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal.
Manja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thekson se “Shqipëria është një partnere e besueshme për sfidat e drejtësisë dhe solidaritetin ndërkombëtar në luftën kundër agresionit rus në Ukrainë”.
“Mbyllëm me sukses Konferencën Ministeriale BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme organizuar nga presidenca spanjolle dhe mikpritës Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar përkushtimin tonë për drejtësi, luftën kundër korrupsionit, aksesin në drejtësi dhe bashkëpunimin rajonal. Jemi partnerë të besueshëm për sfidat e drejtësisë dhe solidaritetin ndërkombëtar në luftën kundër agresionit rus në Ukrainë”, shkruan Manja.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




