Ministri izraelit i Mbrojtjes: Së shpejti hyjmë brenda Gazës

Botë | 3 vite më parë

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant ka bërë të ditur se së shpejti trupat izraelite do të hyjnë së shpejti brenda Gazës.

“Ju e shihni tani Gazën nga një distancë, së shpejti do ta shihni nga brenda. Komanda do të vijë”, tha Galant duke iu drejtuar trupave ushtarake.

Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, në një vizitë të veçantë në një zonë në kufi me Rripin e Gazës të enjten, u tha trupave të vendosura atje: “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush dhe ne do t’i japim goditjen e fortë armiqve tanë në mënyrë që të arrijmë fitoren. Për fitore! Gati?”

Gjithashtu të enjten, oficeri komandues i Komandës Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjeneralmajor Yaron Finkelman, u tha trupave në një pjesë tjetër të kufirit.

“Ky manovrim do ta zhvendosë luftën në anën e armikut dhe ne do të fitojmë në terrenin e tyre. Kjo manovrim do të jetë e gjatë, e vështirë, e gjatë, intensive, por ne kemi komandantët dhe luftëtarët më të mirë që IDF, transmeton CNN. 

Më herët, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara tha se Izraeli “nuk ka interes” për të pushtuar Gazën, por do të bëjë “çfarëdo që të nevojitet” për të eliminuar Hamasin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme