Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja Denaj, takim me homologun nga Kosova: Bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare te produkteve bujqesore dhe blektorale

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua sot me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci.

Gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, palët theksuan bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, rritjen e shkëmbimeve tregtare sidomos produkteve bujqësore e blegtorale.

“Diskutimet i përqendruam në shkëmbimin e përvojave, teknologjive moderne dhe strategjive, për të përmirësuar prodhimin bujqësor në të dy vendet dhe sigurinë ushqimore të produkteve, duke synuar të krijojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe në avantazh për të dy vendet në fushën e bujqësisë”, u shpreh ministrja Denaj.

Gjatë këtij takimi u vendosën disa piketa bashkëpunimi konkrete në aspekte bilaterale të grupeve teknike të punës, në mënyrë që të arrihet kursimi i kohës dhe kostove.

Denaj u shpreh se Kosova ka një rritje të vlerësimit në raport me sistemin e regjistrimit të tokës (FADN) që ne në Shqipëri jemi duke punuar dhe do të marrim një eksperiencë shumë të mirë e cila do të ndihmojë të projektohet siç duhet, duke shmangur disa gabime që mund të kenë bërë më parë kolegë tanë në Kosovë.

Për më tepër u theksua vijimi i bashkëpunimit dypalësh  në fushën e agroturizmit, ku paketat e përbashkëta turistike do të jenë jo vetëm për shqiptarët dhe bashkëkombasit tanë në Kosovë, por edhe për turistët e huaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme