Ministrja Koçiu: Buxheti 2024 do të vazhdojë me transformimet e mëdha të shëndetësisë shqiptare

Sociale | 3 vite më parë

Konferenca e 30-të e Kirurgjisë Shqiptare (ACS 2023) dhe Kongresi i 7-të Shqiptar i Traumës dhe Kirurgjisë Urgjente (ACTES 2023), e ka shndërruar Tiranën në kryeqytet të mjekësisë botërore.

Në janë të pranishëm kirurgë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe vendet evropiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në fjalën e saj vuri në dukje prioritetet e buxhetit 2024, buxheti më i madh i akorduar për shëndetësinë deri më sot.

Ministrja tha se ai do të vazhdojë me transformimet e mëdha si dhe investimet për pajisje moderne dhe të teknologjisë së fundit.

” Pas rehabilitimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, deri në fund të vitit 2024, ne do të vijojmë të rikonstruktojmë dhe t’i shtojmë Qendrave Shëndetësore edhe 60 godina të tjera”, deklaroi ministrja Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se me buxhetin e ri do të vijojë rritja e pagave për rreth 22 mijë punonjësve shëndetësorë që shërbejnë në sektorin shëndetësor në Shqipëri.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme