Mirditë, humbi në zgjedhje, ish-kryebashkiaku socialist, Ndrec Dedaj, uron rivalin e “BF”, Albert Mëlyshi: Sovrani nuk gjykohet!

Kandidati i PS-së, Ndrec Dedaj, i cili humbi në garën në Mirditë përballë kandidatit të koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi, duket se është i pari ish- kryebashkiak tashmë, që uron rivalin e tij për fitoren. Dedaj kishte 8 vite në krye të bashkisë së Mirditës si përfaqësues i PS-së, por me 14 maj ai humbi përball Mëlyshit.
Ai, nëpërmjet një letre publike të publikuar edhe në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar Mëlyshin duke nënvizuar se “sovrani nuk gjykohet, Mirdita mbi të gjitha”.
“Ju shpreh mirënjohje pa kufij që më dhatë mundësinë të përmbushja një ëndërr, që gjithë dashurinë që kam patur dhe kam për Mirditën dhe ju, ta përkthej nëpërmjet punës me gjithe fuqinë e mendjes dhe të zemres, në të mira publike, sociale e shpirtërore, tashmë të prekshme dhe të pranuara nga të gjith. Garova dhe për një rrugtim tjetër 4 vjeçar, pasi kisha projekte e punë të tjera për të kryer, por ju e besuat votën tuaj për kundërshtarin tim në këto zgjedhje Albert Melyshin. I uroj Albertit suksese në detyren e lartë të Kryetarit Bashkisë dhe bëftë më të mirën për Mirditën dhe ju të dashur qytetarët e mij. Sovrani nuk gjykohet. Mirdita mbi të gjitha.”- mbyll postimin Dedaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




