Misri, kulturë prioritet në Maliq. Tokat torfike ofrojnë rendimente më të larta dhe cilësi më të mirë
Kultura e misrit mbetet një ndër më të rëndësishmet për fushën bujqësore të Maliqit, duke shërbyer si burim kryesor për koncentrat në blegtori dhe në komplekset e pularive.
Ndryshimet klimatike dhe periudhat e gjata të thatësirës e bëjnë të domosdoshëm orientimin e mirë të fermerëve, pasi sipas specialistëve të bujqësisë është vënë re se në tokat torfike [shpjeg. të përftuara nga bonifikimi i kënetave dhe moçaleve] misri zhvillohet më mirë dhe ruan freskinë edhe gjatë verës.
“Fusha e Maliqit është e përqendruar në zona torfike. Në qoftë se do të shihnim kulturën e misrit, këto toka e ruajnë freskinë më shumë dhe kanë një zhvillim më të mirë, sepse hibridet që kultivohen në fushë të hapur janë hibride cilësore, që japin rendimente të larta. Sigurisht kanë edhe kërkesa për kushte klimatike tokësore dhe sidomos për elementë ushqyes e ujë,” shpjegon Arben Dulellari, shef i Drejtorisë së Bujqësisë, Maliq.
Dulellari shton se nga viti në vit ka pasur shtim të sipërfaqeve të mbjella.
“Është një kulturë që po t’i plotësohen kushtet, qoftë plehërimi, qoftë shërbimet, jep rendimente të larta dhe e justifikon punën. Sigurisht, edhe të ardhurat në përgjithësi të sipërfaqes…” shton z. Dulellari.
Aktualisht, tokat torfike në zonë zënë rreth 5.000 hektarë dhe specialistët sugjerojnë zgjerimin e mbjelljeve me hibride cilësore, që japin rendimente të kënaqshme dhe justifikojnë plotësisht punën e bërë.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





