“Monchi-Messi, luftë në tunel: ja çfarë thanë”

Përmbysja e Barcelonës ndaj Sevilla ka tërhequr pas vetes përplasje në rrjetet sociale, pa harruar dhe mosmarrëveshjet në fushën e lojës, duke shkuar përtej 210′ luajtura në dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
3-0 në Kamp Nou për katalanasit, që zhvlerësoi 2-0 e të besuarve të Lopetegui të arritur në raundin e parë, krijoi shumë polemika dhe përplasje, tipike për një ndeshje të tillë, të “pushtuar” nga adrenalina. Monchi dhe Koeman, që në ndeshjen e parë përplasën brirët.
Ndërkohë, në Kamp Nou, sipas “Cadena Ser”, Pepe Castro dhe Monchi dhe Messi nga ana tjetër, i dhanë një tjetër ritëm debatit në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes.
“Fitoni gjithmonë në të njëjtën mënyrë”, ishte deklarata nga ana e drejtuesve të Sevilla. I menjëhershëm reagimi ironik i argjentinasit: “Kthehuni në shtëpi”.
“Lufta” ishte ndezur më parë, nga një postim i Sevilla: Pique duke ndjekur Mbape, në ndeshjen Barcelona-PSG. Një provokim që solli dhe përgjigjen e katalanasve pas fitores 3-0: “Futbolli është çështje respekti. Natën e mirë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




