Moti – Diell në zonën perëndimore, temperaturat do të jenë me rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

Qendra ciklonike është zhvendosur në Europën jugore duke i’a lenë vendin presionit të lartë atmosferik ku pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike.

E Enjte, 19 Tetor 2023

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje lokale në skajet veriorë. Era do te jete me drejtim jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 7/21°C
  • Zonat e ulëta 13/27°C
  • Zonat bregdetare 16/26°C

Kosovë

Kosova për dt. 19 Tetor 2023 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 12°C  në mëngjes deri në 20°C -25°C gradë Celcius në mesditë.

E Premte, 20 Tetor 2023

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do te jetë e vrullshme  me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 -7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/26°C
  • Zonat e ulëta 14/31°C
  • Zonat bregdetare 18/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme