Moti/ Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, por me temperatura të larta

Fluksi i rrymave ajrore të paqëndrueshme po ndikojnë kushte atmosferike të paqëndrueshme në gadishullin e Ballkanit dhe në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 02 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi lokale në zonën veriperëndimore në pjesën e pare të ditës. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/11°C
– Zonat e ulëta 10/17°C
– Zonat bregdetare 12/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 02 Janar 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 7°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 03 Janar 2024
Në vendin tonë moti do të me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në zonën veriperëndimore në mesditë, zona juglindore me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/11°C
– Zonat e ulëta 8/15°C
– Zonat bregdetare 10/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




