Moti vonon mbjelljen e grurit-Fermerët më pak interes për të punuar tokën

20 apo 25 nëntori duhej të ishte fundi i sezonit për mbjelljen e grurit dhe të lashtave në Kukës, por kushtet e papërshtatshme të motit e vonuan këtë proces.
Edhe pse në dhjetor, megjithëse në sipërfaqe të reduktuara ka vijuar mbjellja e tij.
Haki Elezi, mekanizator prej më shumë se dy dekadash, thotë se interesi për të punuar tokën është zbehur tërësisht, duke lënë djerre sipërfaqe të tëra toke bujqësore.
Gjithçka e lidhin me kostot e larta. Për Hakiun, gruri është kultura bujqësore që nuk ka nevoje për krah pune, por rritja e kostove detyron fermerët të mos punojnë me tokat e tyre.
Kjo shihet edhe në këtë arë ku janë shmangur dy procese pune, edhe plugimi edhe frezimi i tokës, ndaj po mbillet direkt në arën e papërgatitur më parë.
Vetë Hakiu, vitin e kaluar kishte një hektarë të mbjellë me grurë, por ky vit ishte i mbrapshte për bujqësinë duke mos dhënë prodhimin e duhur, ndaj por këtë vit ka zgjedhur ta, mbjellë thekër.
Me traktorin e tij dhe makineritë bujqësore, nuk i dilte kohë të pushonte sezonet e tjera, e këtë vit, nuk ka kërkesa.
Në Kukës ende nuk ka një përllogaritje përfundimtare apo statistike për sipërfaqen e mbjellë me grurë këtë vit, por duket qartazi se është disa herë më pak se sa sezoni i kaluar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




