Musk: Nëse Trump fiton do jap ndihmën time në qeverinë e tij

Zgjedhjet në SHBA | 2 vite më parë

Elon Musk tha se do të kërkonte të reduktonte numrin e agjencive federale nëse Trump fiton Shtëpinë e Bardhë dhe i jep biznesmenit miliarder një rol në administratën e tij.

Duke folur në emisionin online të Tucker Carlson nga pasuria e Trump në Mar-a-Lago, Musk tha se do donte ta ndihmonte Trumpin që ta bënte qeverinë më efikase.

Elon Musk, një mbështetës kryesor i Trump, është CEO i Tesla-s dhe SpaceX dhe pronar i X, dikur Twitter.

“Ne kemi një burokraci gjigante, kemi mbirregullim. Ne duhet të lejojmë ndërtuesit e Amerikës të ndërtojnë”, është shprehur Musk.

Musk ka bërë fushatë të fortë për Trump në Pensilvani, ku sondazhet sugjerojnë se Trump është në një lidhje me rivalin e tij demokrat.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë po kalon natën e zgjedhjeve me Donald Trump në Florida në resortin e tij Mar-a-Lago.

Musk ka bërë fushatë agresive për kandidatin republikan. Miliarderi i teknologjisë është shfaqur si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Trump dhe ka dhuruar më shumë se 119 milion dollarë këtë cikël zgjedhor për America PAC – një komitet veprimi politik që ai krijoi për të mbështetur ish-presidentin.

Ai njoftoi mbështetjen e tij për ish-presidentin në fillim të këtij viti, pavarësisht se tha në vitin 2022 se “është koha që Trump të mbyllë të lundrojë drejt perëndimit të diellit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme