Ndërtimi i kullave, Veliaj: Janë pjesa më e bukur e Tiranës, fshehin edhe çudirat e viteve ‘90

Pavarësisht akuzave të opozitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon për një mandat të tretë në zgjedhjet e 14 majit, i konsideron “pjesa më e bukur” e kryeqytetit kullat e ndërtuara.
I ftuar në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Veliaj u shpreh se kullat janë gjëja më elegante që i ka ndodhur Tiranës dhe që, sipas tij, fshehin edhe pjesë jo fort të këndshme të kryeqytetit.
“Ata që i kanë ngritur këto kulla nuk janë anonimë, janë njerëz publikë, banka ose institucione të hoteleve. Tirana e kullave është pjesa më e bukur. Ka një shpjegim pse opozita nuk merret më me kulla sepse del në të gjitha sondazhet që kullat janë gjëja më e bukur dhe më elegante që ka ndodhur në Tiranë. Mbulojnë shtesa dhe çudira që kanë ndodhur të viteve ’90”, tha Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




