Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, avokati: Problemi më i madh ai praktik, procedurat e divorcit janë të gjata

Sociale | 3 vite më parë

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ku thuhet se mbajtja e dy ose më shumë martesave mund të dënohet me deri në 3 vite burg, ka qenë një nga temat e diskutuara në studion e emisionit “jetë Shqiptare” në RTSH.

I ftuar në studio, avokati Ili Gërdupi sqaroi detaje nga ndryshimet e propozuara, teksa theksoi se problemi më i madh që do të lindë është ai praktik, për shkak se proceduar e divorcit zgjasin.

“Ka një dallim mes bigamisë dhe tradhtisë bashkëshortore. Bota ndahet në dy koncepte ligjore, ato vende që lejojnë poligaminë, vendet islamike, e dënojnë shumë ashpër tradhtinë, ndërsa vendet perëndimore që nuk kanë asnjë dënim për tradhtinë kanë dënim për martesat e shumëfishta sepse mendohet që nëse ti martohesh me më shumë se një person, ti je duke dëmtuar personin e parë me të cilin je martuar dhe je duke i ulur vlerën rëndësisë që ka martesa si institucion. Në rastin e bashkëjetesave seriale, jemi në diskutimin, padrejtësia që i bën partnerit aktual. Problemi më i madh është problem praktik sepse procedurat e divorcit janë të gjata. Nëse miratohet drafti, nuk do lejohej të kishe një partner”, u shpreh ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme