Në serat e Gorishovës mbillen lakra dhe bostanore, tregu i sigurt

Ekonomi | 3 vite më parë

Moti i këtij viti ka qenë i favorshëm për lakrën e të kënaqen sytë në serat e Sokolit, në Gorishovë të Cakranit.

I kënaqur me prodhimin, i cili do 80-90 ditë për t’u bërë për treg, por dhe me çmimet e sivjetshme është dhe vetë ai. I gjithë prodhimi 25-30 ton shitet menjëherë.

Sokoli thotë se ka përfituar nga 2 skema mbështetëse në bujqësi, nga skema e naftës dhe ajo e mbjelljeve.

Sot për sot kultivon 7 dynymë, ndërsa shton se nësë tregu do të jetë i tillë do ta shtojë sipërfaqen e kultivuar.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme