Në Stegopul të Lunxhërisë, nisin investimet në agroturizëm në këtë zonë të paeksploruar

Në Stegopul, fshatin më juglindor të Lunxhërisë po merr zhvillim agroturizmi. Mjaft banorë po kthehen nga emigrimi për të investuar në këtë sektor.
Luljeta, jeton në Durrës. Më herët është marrë me një tjetër biznes, dhe na tregon se si së bashku me motrën dhe djalin e xhaxhait ndërtuan shtëpitë, si amanet të baballarëve të tyre, ndërsa gradualisht shtuan një restorant, një bujtinë…Vizitorë kanë patur nga vendi dhe të huaj.
Zinxhiri i mikpritjes së Stegopul është i mbyllur. Me shumë gëzim Luljeta na tregon se tre të rinj mbarështojnë kope me bagëti, të tjerë merren me bujqësi, bletari, janë muratorë ose marangozë. Nuk paragjykon asnjë që është larguar nga vendi, por tregon se si mund të jetohet, madje mirë edhe në Shqipëri.
Ecje në mal, ecje në një shteg të fshehtë që të nxjerr në Antigone, vizitë në manastir, ecje me biçikletë apo të ngjitesh në mal me një makinë që i përshtatet terrenit janë disa prej aktiviteteve që vizitorët mund të bëjnë në Stegopul.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




