Nesturi: Në zyrën e Kryeministrisë Berisha ka futur në takim Fazlliçin

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Plator Nesturi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RSTH1 se sa i përket takimeve të politikës me botën e krimit, ai solli edhe shembullin e Berishës në takimin me Damir Fazlliçin, biznesmenit serbo-boshnjak me një të shkuar të errët.

Sipas Nesturit, në këto 30 vite janë shfaqur një sërë personazhe problematikë që janë takuar me drejtuesit e lartë të politikës.

“Që Shqipëria ka shumë problematika dhe në aspekte më të gjera, si në funksionimin e shtetit, si në çështjet e raporteve që krijohen shpeshherë. Ne e dimë që ajo zyrë në Kryeministri ka pasur takime që realisht nuk duhet të kishin ndodhur.

Nuk po flas për vetëm tani, po flas edhe në kuadrin e 30 viteve sepse aty janë shfaqur edhe personazhe që kanë qenë edhe në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë dhe realisht kanë pasur problematika që thua se ç’kanë dashur këtu. Si puna e Fazlliçit por ka edhe të tjerë.

Dhe në këtë kuadër nuk është se është diçka që ne jemi të paditur dhe të padijshëm. Ne e dimë që ka funksionuar që vetë realiteti shqiptar të detyron në kuadër të luftës me kundërshtarin të bësh takime”, është shprehur Nesturi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme