Nesturi: Vendimi për Xhaçkën, me kosto politike për mazhorancën

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se vendimi për të mbrojtur mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, do të ketë një kosto politike për shumicën.
“Nuk është thjeshtë një çështje një mandati, jo thjeshtë për Xhaçkën, sepse është në të drejtën e saj që të mbrohet, por vendimi vjen në momentin kur kemi një debat të fortë lidhur me Reformën në Drejtësi, ndaj them se ka një kosto ndaj shumicës. ‘Rithemelimi’ do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë. Problemi i Xhaçkës është edhe pjesë e hetimeve. Do ishte më mirë që shumica t’ia linte Kushtetueses që ta gjykonte. Ka një problematikë të shoqëruar me kosto politike. Nuk është një vendim i thjeshtë dhe i lehtë. Beteja kryesore është me opinionin publik.”, tha Nesturi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




