Newcastle: Tonali do të rikthehet më 27 gusht

Angli | 3 vite më parë

“Në mbrëmjen e së premtes, 27 tetor, Newcastle United mori konfirmimin se FIFA ka miratuar sanksionin e FIGC për t’u zbatuar në mbarë botën, që do të thotë se Sandro Tonali do të jetë në gjendje të kthehet në futbollin konkurrues nga e marta 27 gusht 2024. Këtë e kanë shkruar drejtuesit e Neëcastle në faqen e tyre, duke konfirmuar skualifikimin e ish-lojtarit të Milanit për baste, në fakt deri në fund të sezonit të Premier League.

“Sandro Tonali është skualifikuar nga futbolli konkurrues për dhjetë muaj, duke filluar nga e premtja 27 tetor 2023, pas lojërave të paligjshme nga Federata Italiane e Futbollit. Sanksioni i FIGC parashikon një ndalim të përgjithshëm prej 18 muajsh, me tetë muaj ndryshim pasi lojtari do të marrë pjesë në një plan terapeutik dhe program edukativ në Itali prej 16 takimesh”, përfundon shënimi nga klubi anglez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme