Neza: Dy partitë e mëdha nuk kanë interes të ndryshojnë sistemin zgjedhor

Për analistin Sami Neza, të dy partitë e mëdha nuk kanë interes të ndryshojnë sistemin zgjedhor, çka e kërkojnë partitë e vogla dhe hyrjet e reja në politikë.
Sipas tij ajo që është më e interesuar të mos ndryshojë është PD ( Rithemelimi ). “Ajo ka patur një sukses për shkak të maxhoritarit” mendon Neza duke shtuar se “në proporcional PS ka qenë gjithmonë më mirë”.
Analisti Neza nënvizon se sot partitë e vogla apo lëvizjet politike në Shqipëri, po kërkojnë një proporcional kombëtar. “Duhet ta kuptojnë një gjë: që duke synuar të favorizojnë veten, po favorizojnë PS të fitojë zgjedhjet” tha ai.
Por Rezar Kthupi sekretari për reformën zgjedhore në PD nuk mendon kështu. Sipas tij PS është vërtetë partia më e madhe në vend , por jo domosdoshmërisht parti qeverisëse. Në mbështetje të vlerësimit të tij ai solli disa shembuj. Ndërkaq ai këmbënguli se PS e PD nuk i duan listat e hapura.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




