Nis numërimi i votave për Bashkinë e Shkodrës

Numërimi i votave ka nisur pak më parë edhe në Bashkinë Shkodër, në KZAZ nr.5.
Kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci është përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Bardh Spahia. Janë 247 qendra votimi në total.
Bashkia e Shkodrës është e para nga Qarku Shkodër që nis procesin e numërimit të votave, ndërsa 4 bashkitë e tjera Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Pukë, Malësi e Madhe nuk e kanë nisur ende këtë proces.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




