Nis zyrtarisht projekti “Toka” – Një model i ri për zhvillimin e bujqësisë shqiptare

Bujqësi | 9 muaj më parë

U nënshkrua zyrtarisht në Korçë marrëveshja e bashkëpunimit për projektin “TOKA”, një nismë që synon transformimin afatgjatë të sektorit bujqësor shqiptar, përmes një modeli modern të bazuar në inovacion, dije dhe standarde evropiane. Marrëveshja u nënshkrua nga të gjitha palët: Fondacioni Shqiptaro-Amerikan Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Universiteti “Fan S. Noli”, si dhe 6 bashkitë e qarkut Korçë. Projekti do të zbatohet fillimisht në qarkun e Korçës dhe do të shërbejë si model i replikueshëm në nivel kombëtar.

“Kapërcimi në një sistme të ri ku të ardhurat nga toka, nga puna të bashkuara mund ta shumëzojnë me 10 për të prodhuar më shumë”, u shpreh Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

AADF, si iniciatorw dhe financuese e projektit, sjell në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare të nivelit të lartë, në partneritet me Ëageningen University & Research, duke synuar ndërtimin e një modeli funksional që lidh politikëbërjen, akademinë, fermerët dhe sektorin privat.

“Është faza e parë e cila do ketë të bëj me mbledhjen e të dhënave me krijimin e një data bazë shkencore, në trajnime te shumta”, tha Martin Mata, Bashkëdrejtues i projektit TOKA.

Projekti “TOKA” synon të vendosë themelet për një sektor bujqësor më konkurrues dhe të qëndrueshëm.

“Ky projekt erdhi si një nevojë për të kaluar nga ideja te zgjidhja”, tha Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Me këtë nismë, Korça shndërrohet në një model të ri zhvillimi bujqësor, që synon të rrisë mirëqenien e komuniteteve rurale, të forcojë sigurinë ushqimore dhe të përgatisë sektorin bujqësor shqiptar për integrimin evropian.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme