Nisin fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri, Klosi: Synojmë rritjen e numrit të turistëve!

Ekonomi | 6 vite më parë

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka njoftuar se të dielën kanë nisur fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri. “Linja Flydubai nis fluturimet Emiratet e Bashkuara Arabe -Shqipëri nga data 28 mars 2021. Vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende” shkruan Klosi. Të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Dubai, direkt nga Shqipëria, mund të zgjedhin linjën Flydubai dhe të shkoni në destinacionet e preferuara në Emiratet e Bashkuara Arabe. 
Sipas ministrit Klosi vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve nga bota në drejtim të Shqipërisë. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se synojnë që të arrijnë 10 milionë turistë që vizitojnë Shqipërinë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme