Një shqiptare zgjidhet gjykatëse në Nju Jork

Sociale | 3 vite më parë

Edit Shkreli, e lindur në Shkodër, por që prej 26 vitesh jeton dhe punon në SHBA, është zgjedhur gjykatëse pranë gjykatës civile të Bronksit në Nju Jork të SHBA-së. 

Pasi u diplomua në vitin 2011 me vlerësimet më të larta në Universitetin e Studimeve Juridike të Nju Jorkut, Shkreli  arriti  të merrte me sukses edhe licensën shtetërore të avokatit. Që atëherë u përfshi në  mbrojtjen e çështjeve që kanë patur lidhje me mosmarrëveshje tregtare, rastet e divorcit si dhe të tjera pranë gjykatave të Bronksit si dhe White Plains. 

Nga viti 2019 ka qenë pedagoge pranë faktulutetit ku u diplomua.  Emigroi në SHBA bashkë me prindërit kur ishte vetëm 13 vjeçe, drejt një të ardhmeje deri diku të pasigurt në një vend të panjohur, por tashmë do të jetë ajo që do të vendosë drejtësi në çështjet gjyqësore që do t’i paraqiten. 

Shqiptarja Edit Shkreli, me origjinë nga Shkodra, është prova më e mirë që dëshmon se puna e palodhur dhe përkushtimi një ditë japin rezultatet e dëshiruara.   

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme